Vdes ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

30 dhjetor 2024 | 00:12

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka vdekur më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.

Ai ishte djali i një fermeri kikirikësh, i cili u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.

Carter – i cili ishte president nga viti 1977 deri më 1981 – vdiq në shtëpinë e tij në Plains, Xhorxhia, njoftoi djali i tij dhe Qendra Carter.

Presidencën e tij e dëmtoi kriza 444-ditëshe e pengjeve amerikane në Iran, si dhe një numër çështjesh të brendshme ekonomike.

Në garën për rizgjedhje në vitin 1980, Carter u mund nga Ronald Reagan.

Ai, megjithatë, ishte një nga ish-presidentët më aktivë në historinë e SHBA-së, me një karrierë të suksesshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe në programin e strehimit të organizatës “Habitat for Humanity”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat e huaja raportojnë se një avion është rrëzuar në…