Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ibrahim Kryeziu, babai i ish-të burgosurit politik, Nijazi Kryeziu

09 nëntor 2025 | 12:32

Ka ndërruar jetë në Prizren, në moshën 68-vjeçare, Ibrahim Zenel Kryeziu – veprimtar i përkushtuar, aktivist i çështjes kombëtare, i përndjekur politik, ish-ushtar i UÇK-së, si dhe pjesëtar i TMK-së dhe FSK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, ish-i burgosuri politik, Nijazi Kryeziu.

Njoftim mortor

Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babai ynë i dashur, Ibrahim Zenel Kryeziu – veprimtar i përkushtuar, aktivist i çështjes kombëtare, i përndjekur politik, ish-ushtar i UÇK-së, pjesëtar i TMK-së dhe FSK-së, në moshën 68-vjeçare.

Ai jetoi me dinjitet, me dashuri për familjen, me përkushtim ndaj atdheut dhe me shpirt të palodhur për lirinë dhe të mirën e vendit.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten përgjithmonë udhërrëfyes për ne.

Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja do të njoftojë me kohë.

Pusho i qetë në paqe, babë i dashur.

Familja Kryeziu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur në…