
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kerolli
28 maj 2025
| 13:55
Ka ndërruar jetë Naim Kerolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një nga luftëtarët e parë të lirisë.
Ai ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, duke dhënë gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Gjatë gjithë jetës së tij, Naim Kerolli qëndroi i përkushtuar ndaj idealeve të lirisë, pa bërë zhurmë apo duke kërkuar lavdi për sakrificat e tij.