Vdes ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Menduh Brava

23 janar 2026 | 19:37
Ka vdekur ish-zëvendëskomandanti i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, Menduh Brava.

Lajmin për vdekjen e tij e dha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar familjen Brava për humbjen e më të dashurit të tyre.

Pos tjerash, Haradinaj tha se i ndjeri do të kujtohet përherë për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Menduh Bravës. I ndjeri, gjatë luftës për liri, i shërbeu me nder atdheut si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit. Kisha nderin të rrugëtojmë bashkë edhe politikisht, në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamble nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brava, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Han të Elezit. U prehsh në paqe, Menduh!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, njoftoi se ka…