Vdes një 19-vjeçare në një vetaksident në Pouskë të Prizrenit

18 maj 2025 | 11:01

Një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy persona tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në mëngjes në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se njëri nga dy të lënduarit ka marrë lëndime më të rënda.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri ( 27-vjeçar) lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kanë dalur patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori kujdestar”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar veprimtarin Agim Kikaj…