
Vdiq ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi
27 korrik 2025
| 08:09
Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij në rrjete sociale.
Në njoftim thuhet se do të njoftohet edhe se kur do të mbahet ceremonia e varrimit.
Arifi e drejtoi komunën e Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2013.