Vdiq një person në Istog, u rrokullis me traktor

15 qershor 2019 | 22:01

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së traktorit sot në fshatin Uçë të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës dhe ka bërë të ditur se vitikma është e moshës 60 vjeç.

“Me datën 15 qershor 2019, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkë (Vojdull) mbi fashatin Uçë- Istog, një person është rrokullisur me traktor.Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, aty ka dale edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës: • F.H. lindur me 1959 m/k/sh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes. Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit policor të Stacionit Policor në Istog kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka konfirmuar se bashkëshorti i…