Vedati në rolin e Gixhës, Andi nuk mund të ndalojë së qeshuri (video)

24 janar 2023 | 23:02

Banori më i ri i ‘reality show’ Big Brother VIP Kosova, humoristi Vedat Bajrami, ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh” goxha atmosferë pozitive.

Batutave dhe mënyrës së tij unike të të treguarit histori të ndryshme vështirë se po iu përmbahen banorët e tjerë të shtëpisë.

Kësisoj, Vedati, gjatë ditës së sotme, ka hyrë pak në rolin e tij ikonik, të njohur si Gixha, teksa djemtë që ishin në oborr me të shpërthyen në të qeshura, posaçërisht Andi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Qemal Zylo Diaspora Shqiptaro Amerikane u pasurua dhe më…