Veliu pas shkarkimit: Kurti po e tregon fytyrën e tij tinëzare

18 mars 2020 | 13:34

Tinëzar dhe mashtrues e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, Agim Veliu pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP).

Veliu ka thënë se Kurti është tinëzar dhe se nuk e ka guximin që të merret me tema të mëdha.

“Zoti Kurti në këtë situatë kur duhet të marrë vendime të tjera, ai nuk ka guxim të marrë vendime të guximshme për vendin, ai merr vendime të tilla tinëzare, pa njoftime pa asgjë. Kështu po e tregon fytyrën e mashtruesit dhe tinëzarit”, ka deklaruar Veliu për “Express”.

Ai ka thënë se nuk është njoftuar nga Qeveria për shkarkimin e tij dhe se deri më tani atij nuk i ka shkuar asnjë vendim i tillë.

“Ende nuk jam i njoftuar me vendim e Qeverisë për shkarkimin tim. Unë nuk pajtohem me atë vendim. Nuk është kjo mënyra e zgjedhjes së problemeve. Këtu është një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit. Nuk mund të bëhet asnjë shkarkim paraprak pa miratimin e koalicionit”, ka thënë Veliu.

I pyetur nëse me këtë veprim të kryeministrit Kurti po luhatet koalicioni qeveritar, Veliu është shprehur se LDK-ja do ta diskutojë këtë çështje në forumet e saja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)…