
Vëllai i deputetes Fitore Pacolli shpërthen në ofendime ndaj Ambasadës së Gjermanisë
Vëllai i deputetes Fitore Pacolli, Fitim Pacolli, ka shpërthyer në ofendime ndaj Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, pasi këta të fundit kanë reaguar të shqetësuar për rënien drastike të Kosovës në indeksin e lirisë së medias.
Vëllai i deputetes i ka quajtur si “kllounë të mjerë” Ambasadën e Gjermanisë, dhe sipas tij, Gjermania e ka shkatërruar vendin e vet, meqë sipas Fitim Pacollit në Gjermani arrestohen njerëzit edhe për postime në “Facebook”.
“Marrëzi e shtrembëruar, kjo renditje nuk do të thotë asgjë. Është një paradë kllounësh. Gjermania e ka shkatërruar vendin e vet, ju po vini në zbatim kamera regjistrimi fytyrash në stilin kinez, po arrestoni qytetarë për postime të ashtuquajtura ‘raciste’ në ‘Facebook’ dhe doni të na thoni se liria e shtypit ka rënë në Kosovë. Kllounë të mjerë”, është komenti i Fitim Pacollit në “Facebook”.
Screenshot:
.