Vëllai i Presidentit Thaçi në mbështetje të Artan Behramit në konventën e PDK-së
10 dhjetor 2025
| 20:59
Konventa e PDK-së, në të cilën u prezantua kandidati për kryeministër, Bedri Hamza u prezantuan edhe kandidatët për deputet të Kosovës.
Edhe në këto zgjedhje Artan Behrami e ka mbështetjen e familjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në krah të Behramit është parë vëllai i Presidentit, Idriz Thaçi.
“Bashkë me Idrizin, vëllain e Presidentit Thaçi morëm pjesë në konventën e PDK-së për të prezantuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar Behrami, që mban numrin 75 në listën e PDK-së.
Ai edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga slogani i Hashim Thaçit.
“Edhe? Dihet, a?!”!
https://www.facebook.com/share/r/14PqR4tMVoa/



