Vëmendja në përballjen Bayern – United

20 shtator 2023 | 08:25

Tetë ndeshjet e tjera në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte (e mërkurë).

Padyshim se përballja kryesore është mes Bayern Munchenit dhe Manchester Unitedit. Bayern Munchen hyn në këtë ndeshje me një bilanc të mirë.

Në pesë ndeshjet si vendas ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime, ndërsa kampionët gjermanë janë të bindur se do ta kalojnë me sukses fazën e grupeve ku bëjnë pjesë edhe Galatasaray dhe FC Copenhagen.

Bayern Munchen e nisi mirë sezonin e ri në Bundesliga duke fituar tri ndeshjet e para, por në ndeshjen e katërt luajti baras të premten me Bayer Leverkusenin (2-2). Në anën tjetër trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, shpresonte që me një rezultat pozitiv ndaj klubit gjerman ta rikthejnë atmosferën në “Old Trafford”, pas një jave aspak pozitive ku pësoi humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brighton & Hove Albion.

I pozicionuar aktualisht në vendin e trembëdhjetë në Premierë Ligë dhe mbetjes prapa nga skuadrat e tjera konkurrente, Unitedi beson se mund t’u rikthehet rezultateve pozitive dhe të këtë sezon të suksesshëm.

Për këtë ndeshje shumë të rëndësishëm mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, është në dyshim se mund të paraqitet, kurse mungojnë Manuel Neuer, Kingsley Coman, Raphael Guerreiro dhe Tarek Buchmann. Në anën tjetër Unitedi pritet të jetë pa Aaron Wan-Bissaka, Raphael Varane, Luke Shaw, Tyrell Malacia, Mason Mount, Sofyan Amrabat, Tom Heaton, Amad Diall, Kobbie Mainoo si dhe dyshja e rrezikshme Sancho-Antony. Sonte luan edhe nënkampioni në fuqi i kësaj gare, Interi. Klubi italian që shkëlqeu në fundjavë ndaj Milanit do të jetë mysafir i skuadrës spanjolle Real Sociedad, ndërsa Real Madridi e pret skuadrën gjermane Union Berlin.

Të mërkurën takohen:

18:45 Galatasaray – FC Copenhagen
21:00 Bayern Munchen – Manchester United
21:00 Arsenal – PSV Eindhoven
21:00 Sevilla – Lens
18:45 Real Madrid – Union Berlin
21:00 SC Braga – Napoli
21:00 Benfica – FC Salzburg
21:00 Real Sociedad – -nter

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast nevoje kompania “Termokos”, është e gatshme të fillojë…