Vendet e Mesdheut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi kundër krizës klimatike

21 shtator 2021 | 13:29

Me efektet katastrofike të zjarreve të kësaj Vere, udhëheqësit nga i gjithë Mesdheu janë zotuar të shtojnë përpjekjet e tyre për të trajtuar sfidat e paraqitura nga moti ekstrem.

Një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar në Athinë, synon të sjellë ndryshime novatore në mënyrën se si shtetet fqinje forcojnë mbrojtjen e tyre kundër fatkeqësive natyrore.

“Është hera e parë që vendet e Mesdheut janë mbledhur për të adresuar një kërcënim kaq të përbashkët dhe kjo është jashtëzakonisht domethënëse”, thotë Eleni Myrivili, një zyrtar i lartë grek.

Udhëheqësit e nëntë vendeve jugore të BE-së pranuan se veprimi urgjent dhe ambicioz global tani ishte i nevojshëm për të krijuar “një të ardhme të sigurt, të begatë, të drejtë dhe të qëndrueshme“.

“Bashkëpunimi në të gjitha nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale, i nxitur nga shoqëria civile dhe sektori privat ishte i nevojshëm”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Biodiversiteti, menaxhimi i pyjeve, mjedisi detar dhe mbrojtja civile, parandalimi dhe gatishmëria u veçuan nga pjesëmarrësit, të cilët gjithashtu bënë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë të politikave të ndryshimit të klimës në të gjithë Evropën dhe bashkëpunim të mëtejshëm brenda mekanizmit ndërkombëtar të BE-së për reagimin ndaj fatkeqësive.

Në këtë samit morën pjesë zyrtarë të lartë nga Franca, Spanja, Italia, Portugalia, Qipro, Malta, Sllovenia, Greqia dhe Kroacia/tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencuesja shqiptare e rrjeteve sociale, Jehona Dreshaj ka bërë postimin…