Vendosen pllakat ‘Departamenti i Luftës’ në Pentagon (video)

14 nëntor 2025 | 16:43

Pentagoni ka vendosur pllakat e reja prej bronzi me emërtimin “Department of War” (Departamenti i Luftës), duke zëvendësuar ato të vjetra që mbanin shkrimin “Department of Defense” (Departamenti i Mbrojtjes).

Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump në shtator, që riktheu emrin historik të institucionit.

Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, ka theksuar se ndryshimi simbolizon një epokë të re, të fokusuar te fitorja e luftërave dhe rikthimi i parimeve të themelimit të ShBA-së.

Pllakat janë vendosur në hyrjet kryesore të Pentagonit, përfshirë River Entrance dhe Mall Entrance.

Hegseth tha se emërtimi i ri pasqyron forcë, vendosmëri dhe “paqen përmes fuqisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla  Dorëheqja dinjitoze Dorëheqja e kryetarit të Partisë…