Venezuela, petrodollari dhe beteja për rendin global

11 janar 2026 | 16:28

Shkruan: Hisen Berisha 

(“Paqe përmes forcës, duke vendosur drejtësi”, Doktrina Trump në provë)

Historia moderne e marrëdhënieve ndërkombëtare tregon se konfliktet më të mëdha nuk janë ndezur nga parime morale apo narrativa humanitare, por nga balanca reale e fuqisë ekonomike dhe monetare. Venezuela është shembulli më i fundit i kësaj të vërtete të pakëndshme.

Po ti referohemi historisë së këtyre zhvillimeve me fokus nga 1963–2000, na rezulton nafta si resurs strategjik i Venezielës si bekim dhe mallkim?!

Që nga vitet ’60, Venezuela u ndërtua mbi naftën. Rezervat e Orinokos dhe politikat e nacionalizimit e shndërruan vendin në një aktor kyç energjetik, por edhe në një fushëbetejë ideologjike gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 2000, me ardhjen e Hugo Chávez, Karakasi u pozicionua qartë kundër arkitekturës ekonomike perëndimore dhe në aleancë me regjime antiamerikane.

Por riorientimi i interesave strategjike të lidershimeve me orientime ideologjike përjashtuese dhe antiamerikane nga viti 2003–2011, janë paralelet që nuk mund të injorohen.

Këto rrethana sollën modelet e është i njohura tashmë: në vitin 2000, Iraku shpall shitjen e naftës në euro. Në vitin 2003, ndodhi ndërhyrja ushtarake, ndryshim regjimi, rikthim në dollar.
Po ashtu, në vitin 2009, Gadafi propozon dinarin e artë afrikan. Kështu që në vitin 2011, regjimi i Gadafit dhe Libia shkatërrohet, projekti monetar zhduket bashkë me të.

Këto nuk ishin raste të izoluara. Ishin sfida direkte ndaj sistemit të petrodollarit, shtyllës mbi të cilën qëndron stabiliteti financiar amerikan dhe, rrjedhimisht, rendi ekonomik global i pas Luftës së Dytë Botërore.

Viti 1974, solli marrëveshjen që realisht ndryshoi botën.
Në atë kohë, përmes diplomacisë strategjike të Henry Kissinger, (referuar literaturës së tij) SHBA dhe Arabia Saudite ndërtuan sistemin e PETROL-DOLLARIT, sipas të cilit nafta shitet vetëm në dollarë, kurse SHBA garanton siguri ushtarake.

Kjo krijoi kërkesë globale për dollarin dhe i dha Amerikës avantazhin monetar që financoi sigurinë, zhvillimin dhe stabilitetin ndërkombëtar për dekada.

Vitet e mileniumit të ri 2018–2026, falë pamençurisë së liderëve venezuelian komunist, Venezuelën e kthyen në sfidë sistemike për Washingtonin, në momentin më kritik kur boshti i politikës amerikane në botë ndërtohet mbi Doktrinën Trump.

Sipas informacioneve, sot, Venezuela zotëron mbi 300 miliardë fuçi rezervë të provuara, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Por problemi për Uashingtonin nuk është sasia por është monedha. Pra, shitja e naftës në juan kinez. Në ketë kontekst, përpjekje për dedollarizim. Pastaj, anale pagese jashtë SWIFT, afrim me BRICS, apo aleanca strategjike me Kinën, Rusinë dhe Iranin.

Kjo nuk është thjesht politikë e majtë. Është ridizajnim i rendit global financiar, i udhëhequr nga regjime autoritare që sfidojnë hapur Perëndimin.

A mund të jetë diskursi i rremë lufta kundër drogës, mbrojtjen e të drejta njeriut, demokracisë e tema tjeta që nfërtojnë në casus beli?
Historikisht, lufta kundër drogës dhe retorika e të drejtave të njeriut janë përdorur si instrumente politike, si nga regjimet autoritare për të legjitimuar pushtetin e tyre, ashtu edhe nga aktorë ndërkombëtarë për të maskuar betejat reale gjeoekonomike.

Në Amerikën Latine, është model i testuar tashmë se, regjime që nuk binden, destabilizohen, kurse atë që sfidojnë dollarin, ndëshkohen. Po këtu bien edhe rrjetet e narko-mafias që lidhen me pushtetin shtetëror në aleanca armiqësorë ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Doktrina Trump, “paqe përmes forcës” sot është shpresë dhe garancë e sigurisë globale në botë.
Politika e Presidentit Donald Trump në Amerikën Latine dhe më gjerë nuk është aventurizëm, por realizëm strategjik. Kjo strategji synon: ruajtje e petrodollarit, frenim i ekspansionit kinez, izolim i regjimeve totalitare, mbrojtje e aleatëve dhe stabilitet përmes fuqisë parandaluese të drejtëpërdrejtë të SHBA.

Kjo qasje nuk synon luftë, por parandalim. Nuk synon pushtim, por drejtësi strategjike. Sepse pa stabilitet monetar, nuk ka paqe. Pa rend ekonomik, nuk ka demokraci.

Kështu që, Venezuela nuk është rast i izoluar dhe as duhet parë si i tillë. Është fronti i radhës në një betejë globale për të ardhmen e rendit ndërkombëtar. Mbështetja për SHBA-të dhe Doktrinën Trump nuk është ideologji, por është zgjedhje për stabilitet global kundrejt kaosit autoritar.

Paqja nuk ruhet me iluzione.
Paqja ruhet me forcë, drejtësi dhe vendosmëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën…