Veprimtari Bardhyl Mahmuti takon Ali Ahmetin
09 maj 2025
| 16:08
Veprimtari Bardhyl Mahmuti gjatë vizitës në Tetovë, ka takuar bashkëveprimtarin Ali Ahmetin, “liderin më të votuar nga shqiptarët në trojet etnike nën Maqedoni në çerkshekullin e fundit!”, ka theksuar ai.
Ai ka theksuar se së bashku me Ali Ahmetin ndanë shqetësimet e përbashkëta për rreziqet nga qarqet që dëshirojnë të kthejnë rrotën e historisë dhe domosdoshmërinë e harmonizimit të energjive politike dhe intelektuale në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave “tona të ligjshme”.



