Veprimtari Sali Bislimi merr pjesë në meshën e shenjtë në Vatikan, pelerinazh për Hashim Thaçin dhe UÇK-në

14 dhjetor 2025 | 20:04

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka bërë pelerinazh për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe UÇK-në në meshën e shenjtë në Vatikan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, ku tregon se ka takuar kardinalin anglez i cili, siç thotë ai, e bekoi atë dhe flamurin e UÇK-së.

“Ishte kënaqësi dhe krenari qe në mesin e shumë besimtarëve ngrita zërin lartë për ish presidentin e vendit tim, i cili po vuan burgun politik, dhimbja tjetër është sepse është i sanksionuar në kufizim të vizitave, që kjo rendon dinjitetin njerëzor. Vatikani modern gjithmonë ka mbrojtur kauzat çlirimtare, në këtë rast edhe presidenti Hashim Thaçi e meriton. Takova edhe kardinalin anglez në Vatikan me përkushtim dhe dashuri me bekoj mua dhe flamurin e UÇK-së që shpëtoi bashkë me NATO-n një popull nga barbaria serbe. Kësaj radhe me shoqëroi miku im nga Zvicra Damjan Markaj, i cili u kujdes për mua në çdo hap të lëvizjes time”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf  Sherifi A më kërkon të mendoj, apo thjesht të…