
Veprimtarin Sali Bislimi e nderon Lezha dhe Mirëdita me këngë për vendlindjen e tij (video)
Këngëtari shqiptar Gjon Frroku në odën e veprimtarit Sali Bislimi publikoi për herë të parë këngën e realizuar për Topillën.
“Miq të mi të shenjtë na erdhën edhe me një këngë për Topillen, vend që në çdo kohë të historisë ishte radhitur drejt në histori, aty ku çdo shpi kishte UÇK kundër shkaut por edhe turkut osmanli”, ka shkruar veprimtari Bislimi në rrjetin social “Facebook”.
Linku i këngës poshtë:
https://www.facebook.com/share/v/16VkjAyhhz/
Postimi i tij i plotë:
Topilla krenaria e Shqiptarisë na vjen nëpërmjet këngës. Na nderuan nga Lezha Gjon Frroku, nga Rresheni Gjon Dedaj, nga Drenica familja Tahir Topilles, nga Gostivari profesori Qani Ramadani, miq të mi, profesorë të rrethin tim dhe gazetari i RTK-së Xheladin Rexhepi dhe shumë të tjerë. Miq të mi të shenjtë na erdhën edhe me një këngë për Topillen, vend që në çdo kohë të historisë ishte radhitur drejt në histori, aty ku çdo shpi kishte UÇK kundër shkaut por edhe turkut osmanli. Vëllau im Gjoni nga Rresheni me thotë: ‘O vëlla u ndamë në fe vetëm për ta shpëtuar kombin, ishim të rrezikuar për çfarosje, nuk jemi nda nga urrejtja për të mos u bashkuar, por tani ju në këto troje po e bëni bashkimin për kombin ashtu siç e ka dashtë Gjergj Kastrioti. Kaluam një natë magjike, ku për të nderuar secilin, kënga na doli jashtë me këngëtarin madhështor të kombit Gjon Frroku, bashkë me një këngë patriotike.