Verifikimi i lajmeve, sfidë gjatë pandemisë Covid-19

08 dhjetor 2020 | 11:18

“Factchecker-KS” ka publikuar raportin mujor të monitorimit të medieve dhe rrjeteve sociale për lajmet e rrejshme në Kosovë.

Mentor Hoxhaj, drejtor në “Factchecker-KS”, ka thënë se gjatë pandemisë verifikimi i lajmeve është pjesë thelbësore, duke shtuar se është e rëndësishme të kemi lajme të sakta dhe të verifikuara.

Sipas tij, në këtë periudhë ka pasur lajme të rreme sa i përket edhe ekzistimit dhe origjinës të Covid-19.

“Kemi pas shumë lajme ‘fake’ sa i përket origjinës së Covid-19. Janë ngritur teori se Covd-19 ka qenë i njohur një kohë të gjatë. Lajme ‘fake’ të ndryshme kanë qarkulluar shumë”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ai ka thënë se teoria e mikroqipit të vaksinës ka nisur në fillim të marsit.

Sipas tij, veç në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme “fake”.

“Kemi pasur lajme të ndryshme që kanë qarkulluar si të mbyllemi në shtëpi. Kemi krijuar mekanizimin e verifikimit të lajmit. Në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme fake”, është shprehur ai, duke shtuar se këto lajme janë mbështetur nga faqet shqiptare në gjuhën shqipe.

“Në bazë të hulumtimit që nga 14 marsi deri më tani lajmet e mbështetura nga inteligjenca ruse bënë propagandë fillimisht në Itali, Shqipëri dhe Kosovë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Zinedine Zidane mbetet ende e paqartë, përcaktuese…