Verstappen: Koha t’i tregojmë Mercedesit se jemi superiorë

24 gusht 2021 | 17:45

Max Verstappen ka lënë pas krahëve zhgënjimin e dy garave të fundit të botërorit të Formula 1, nga të cilat mori vetëm 2 pikë dhe humbi kreun e renditjes.

Pas pushimeve verore, botërori rikthehet këtë të diel në pistën belge të SPA, me shpresën që Red Bulli të rikthehet protagonist.

“Patëm dy gara jo të dobëta, por ishim të pafat me aksidentet që pësuam. Gjithsesi, asgjë nuk është e humbur dhe sezoni është i gjatë. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë dhe të rikthehemi te fitorja për ta rimarrë kreun”, ka thënë Verstappen. “Gjysma e parë e sezonit ishte shumë pozitive, por e rëndësishme është që të jemi agresivë, të shpejtë e fitues përgjatë gjithë sezonit. Nuk më interesojnë rekordet. Unë synoj të fitoj titullin kampion këtë vit”, ka shtuar piloti i ri holandez.

Duke folur për garën e radhës në SPA, piloti i Red Bullit ka shtuar: “Kjo është pista ime e preferuar dhe të pilotoj aty më pëlqen, gjithnjë argëtohem. Natyrisht që kemi shumë shpresa e shanse që të korrim një rezultat të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Shtetit u sugjeron amerikanëve ta mendojnë 2 herë…