
Verstappeni dorëzohet: S’ka më rëndësi se si përfundojmë garat
“Prisja një garë të vështirë, me atë mot të keq, por kështu… Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për këtë. Sidoqoftë, nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që nuk ka rëndësi”, u shpreh Max Verstappen, që zhgënjeu edhe në garën e Silverstone.
Ëndrra e një titulli të pestë radhazi për pilotë në Formula 1 është shumë larg, ndjesia me makinën është në nivelin më të ulët historik dhe ajo me ekipin është po aq e ulët. “Pole position” i së shtunës ishte një qetësues i padobishëm, pasi gara e së dielës ishte përfaqësimi i qartë i të gjitha vështirësive që po përjeton Red Bull.
Në fakt Verstappen po kërkon një arsye për të qëndruar në Red Bull dhe për të pasur besim në ekip me synimin për vitin 2026, por gara e Silverstone veproi në drejtim të kundërt. Gjatë fundjavës, Jos Verstappen, babai i Max, u pa duke biseduar me Christian Horner, shefin e Red Bull në mbrëmje. Biseda midis të dyve u përcaktua nga mediat gjermane si “jo miqësore”. “Nuk dua të flas për të ardhmen“, u përgjigj kampioni në fuqi, fjalë që indirekt duket se konfirmojnë se diçka po lëviz nën radar. Verstappen nuk i ka mohuar kurrë negociatat me Wolff dhe nuk e ka konfirmuar kurrë me siguri praninë e tij në timon të Red Bull në vitin 2026.