Vesa Gjinaj shpallet kampione e ‘Neocom Open 2021’

15 gusht 2021 | 16:06

Vesa Gjinaj është shpallur kampione në turneun e tenisit “Neocom Open 2021”.

Në turneun i cili është mbajtur në Shkup, tenistja kosovare e ka zënë vendin e parë, derisa u kurorëzuar edhe me titull. Në finale Gjinaj, e ka mposhtur kundërshtaren nga Maqedonia e Veriut, Aleksandra Simeva. Tenistja e Kosovës fitoi 2-1 me sete (6:4 2:6 6:3). Ndërsa, kujtojmë që në gjysmëfinale e ka mposhtur italianen Sara Milanese 6-3 3-6 7-5.

Kurse, Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1. Para saj ajo kishte eliminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Panteliç, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha 1. Albin Kurti e ka shpërblyer burrin…