Veseli bashkon degën e PDK-së në Skenderaj, i pranishëm edhe Bekim Jashari

25 nëntor 2018 | 12:04

Sot në restaurantin “Arbëri” në Skenderaj kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, se nga ky takim përçuan mesazhin e unitetit të degës së  PDK-së në Skenderaj.

Në këtë takim ishte edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së.

Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në…