
Veseli viziton familjen Zhitia: Nëna Qamile po qëndron e fortë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, ishin sot për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.
“Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.
“Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Veseli.
(Q.R / Epoka e re)