
Vetaksident në Podujevë
25 maj 2025
| 17:34
Një veturë nën rrethana ende të pasqaruara ka pësuar vetaksident sot në Podujevë.
Rasti ka ndodhur në orët e pasdites tek objekti i Emergjencës së Re në qytet.
Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, dhe nuk raportohet për të lënduar ose viktima eventuale.