
Vetëm një rast i ri me Covid në Malishevë
20 shkurt 2022
| 17:47
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar 1 rast i ri me Covid-19
Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3418 raste, prej tyre 3269 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 63 raste