Vetëplagoset një person në Drenas

04 maj 2025 | 09:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Drenas.

Raportohet se një burrë atje është vetëplagosur me armë zjarri.

Nga policia nuk jepen më shumë detaje se si ka ndodhur rasti.

Siç njofton raporti 24 orësh, si pasojë e lëndimeve viktima është dërguar në QKUK.

Sipas stafit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Xavi Hernandez mbetet një nga temat më…