Veterani i arsimit Metë Nimani varroset të enjten në Gërgoc të Gjakovës
Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare veterani i arsimit dhe luftëtari i lirisë, Metë Nimani nga Gërgoci i Gjakovës.
I ndjeri ishte babai i profesorit dhe luftëtarit të UÇK-së, Artan Nimani.
“Sot, më 12.11.2025, në orën 15:00, ndërroi jetë babai ynë, Metë Fazli Nimani.
Ai ishte veteran i arsimit, profesor, shkrimtar dhe pjesëmarrës i Luftës së UÇK-së – njeri i urtë, mendimtar dhe ideolog që la gjurmë ndër breza.
Për ceremonitë në vijim do t’ju njoftojmë me kohë. Pusho në paqe, HEROI IM!”, ka shkruar në njoftim i biri, Artan Nimani.
Homazhet dhe akademia komemorative do të mbahen me fillim nga ora 12:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Gërgoc të Dushkajës, në orën 14:00.
E pamja, sipas njoftimit të familjes, do të mbahet dy ditë – të premten dhe të shtunën – nga ora 08:00 deri në 13:00, në Restaurant “President” në Gjakovë.




