
Veterani i UÇK-së me kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar kallëzim penal Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Ai është deklaruar para mediave, duke thënë se është çlirimtar dhe nuk është kriminel.
“Pacollja ka gabuar shumë. Më ka akuzuar mua edhe familjarët edhe mediet po i akuzon pse vajza ime po shkon në intervistë, po e akuzon pse po e thirrni. Po thotë ‘Po e thirrni një vajzë kriminele’. Unë dua t’i tregoj Fitores se unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë ia kam sjell lirinë me shokët e mi”.
“Policia ka vërtetuar që s’kam armë. Unë armët i kam dorëzuar me urdhrin e Hashim Thaçit, kur ka qenë transferimi i UÇK-së në TMK. Mua arma nuk më nevojiten asgjë”, ka thënë ai.
Para disa ditësh, Pllashniku ishte konfrontuar me Pacollin në një kafiteri në Prishtinë.