Vetëvendosje kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ankohet në PZAP

17 mars 2025 | 16:26

Anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së, shpallje të rivotimit me postë në diasporë, eliminimi nga lista të Hysen Çekajt, ishin këto tri ankesat që Lëvizja Vetëvendosja i ka çuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do të duhej të hapte rrugë për certifikimin final. Blerim Sallahu dhe Alim Rama, nga kjo parti kanë njoftuar se kanë dërguar “20 faqe” ankesë me pretendimet se kanë “prova të manipulimeve” të votave nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjta”, ka thënë Sallahu, duke kërkuar që të eliminohet kjo padrejtësi.

“LV-ja kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së. Të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithsej 84 pacientë nga zjarri në një klub nate në…