Vetëvendosje me vetëdije po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dha publiku

01 maj 2025 | 15:31

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu ka shkruar në “Facebook” se koritja e një lideri nuk vjen vetëm për shkelje ligjore, pasi ajo prek edhe integritetin e reputacionin.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje me vetëdije po e cenon besimin që ia ka dhënë publiku.

“Koritja e një lideri apo subjekti politik nuk vjen vetëm për shkelje ligjore, ajo prek integritetin, reputacionin, besueshmërinë dhe legjitimitetin moral. Në këtë fazë të zhvillimeve për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje me vetëdije po e cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dha publiku. Të njëjtën rrugë e kanë ndjekur edhe parti e liderë të tjerë më parë, e u ndëshkuan jo nga shkeljet ligjore, por nga qytetarët. Dhe siç po duket, këta nuk kanë mësuar asgjë nga ajo që shoqëria e ka treguar, se në momentin e duhur, vlerësimi bëhet dhe mbi standardet shoqërore, jo vetëm mbi ligjin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Azdren Shala ka folur për situatën në të…