Veza që ia ‘rrëmbeu’ rekordin Kylie Jennerit (Foto)

14 janar 2019 | 15:26

Fotografia e një vezë e ka thyer rekordin e Kylie Jenner, si postimi më i pëlqyer ndonjëherë në “Instagram”.

Fotografia e publikuar nga llogarinë World Record Egg aktualisht ka më shumë se 27 milionë pëlqime, duke mposhtur rekordin e milioneres me 18 milionë pëlqime, në foton ku ajo kishte lajmëruar lindjen e vajzës së saj Stormy vitin e kaluar.

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të marrim më shumë pëlqime se çdo postim në ‘Instagram’ është thënë në postimin. “Le të thyejmë rekordin e mbajtur aktualisht nga Kylie Jenner (18 milionë pëlqime)”.

Fotoja që ka thyer rekordin është postuar më 4 janar. Ndërsa llogaria që e ka postuar atë ka vetëm 2.9 milionë ndjekës.

Manjatja e kozmetikës iu përgjigj humbjes së rekordit në një postim në “Instagram” ku ka thyer një vezë në rrugë.

View this post on Instagram

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që duhej të ishte një natë e gëzueshme për…