VIDEO: Avioni me 242 pasagjerë në bord rrëzohet gjatë ngritjes në Indi, përplaset me godinat e banuara

12 qershor 2025 | 11:45

Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua gjatë ngritjes në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore.

Avioni po shkonte për në Londër, tha një burim aviacioni, kurse në bord ishin 242 persona.

Pamjet tregonin rrënoja që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport, informon ‘La Repubblica’.

U shfaqën gjithashtu pamje të njerëzve që transportoheshin me barela në ambulanca. Por shifrat zyrtare të dëmeve dhe viktimave ende nuk janë zbuluar, teksa mjeti fluturues është përplasur pas objekteve të një zone të banuar dhe mund të ketë edhe viktima mes qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është duke u përgatitur për transferime. Mesfushori aktual…