VIDEO | E tërheqin me makinë, bankomati i marketit grabitet në mënyrë spektakolare në Teksas
25 dhjetor 2025
| 19:07
Pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Teksas, SHBA, tregojnë momentin dramatik kur dy persona arrijnë të grabisin bankomatin nga brenda dyqanit.
Në video shihet njëri prej të dyshuarve duke vendosur një kabllo metalike rreth bankomatit, ndërsa bashkëpunëtori i tij pret jashtë, i pozicionuar në automjet.
Ndërsa automjeti largohet me shpejtësi duke e tërhequr, bankomati shkëputet dhunshëm nëpër dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe përfundon jashtë.
Departamenti i Policisë së White Settlement është në kërkim të autorëve ndërsa nuk u raportuan të lënduar në lidhje me incidentin.



