VIDEO | “Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?” – Trump spërkat me parfum homologun sirian
Një gjest i papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi homologun e tij sirian, Ahmed Al Sharaa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë bisedës kokë më kokë të hënën më 10 nëntor, Trump i dhuroi Al Sharaa-s parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të prezantuar verën e kaluar si referencë për dy mandatet e tij presidenciale.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me parfum dhe më pas homologun sirian dhe anëtarët e delegacionit të tij.
“Eja këtu… ky ka aromën më e mirë! Edhe ti merr pak”, thotë presidenti Trump.
Trump përfundoi gjestin duke i dhuruar Al Sharaa-s një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin tha se e kishte për gruan e presidentit të Sirisë.
“Dhe ja një shishe për gruan tënde! Sa gra ke? Vetëm një? Epo, me ju, kurrë si dihet”, i thotë Trump.



