Vidhen 130 euro dhe dy orë dore në një xhami në Fushë Kosovë

02 nëntor 2025 | 08:55

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të shtunën, në Fushë Kosovë, persona të panjohur kanë depërtuar në një xhami përmes një dritareje dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.

Bëhet e ditur poashtu se policia ka nisur hetimet rastin.

“Fushë Kosovë / 01.11.2025 – NN. Raportohet se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në një zyrë të objektit fetar (xhamisë), dhe nga ty kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona u plagosën rëndë pas një sulmi me thikë…