Vidhet kurora e famshme e dukeshës me vlerë miliona dollarë

26 nëntor 2018 | 11:00

Hajdutët kanë përdorur mjete të fuqishme për të thyer një xham të blinduar dhe për të vjedhur një kurorë të mbushur me diamante me vlerë miliona dollarë. Tiara Portland u vjedh në Estate Welbeck në Worksop të Nottinghamshire.

Kurora u krijua për Winifred, Dukeshën e Portland, që ta mbante gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Edward VII në vitin 1902.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion gjigant, me tre bishta e me vetëm njërin…