
Vigan Ademi përforcon Ferizajn
21 gusht 2025
| 14:48
Mesfushori Vigan Ademi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt. Ademi po shihet si përforcim i duhur të Ferizaj për mesfushën, ndërsa sezonin e shkuar ishte pjesë e Prishtinës së Re, ekip që e ndihmoi të inkuadrohet në Superligë.
“Mesfusha jonë forcohet edhe më shumë me afrimin e lojtarit të talentuar, Vigan Ademi. Ai më parë ishte pjesë e Prishtina e Re, ku u dallua me paraqitjet e tij në mesfushë. Nga sot, Vigani do të mbajë fanellën e skuadrës sonë dhe do të japë kontributin e tij në fushë”, thuhet në njoftimin e Ferizaj.
Skuadra ferizajase e ka nisur sezonin e ri në Superligë me fitore ndaj Dritës (1-0), kurse ndeshjen e dytë e zhvillon ndaj Prishtinës së Re.