Vihet gurthemeli i objektit të QMF-së në fshatin Milloshevë

10 prill 16:52

Të martën në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit është vënë gurthemeli i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

Kryetari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se ndërtimi i këtij objekti të QMF-së në këtë fshatë është mjaft i nevojshëm për punonjësit, banorët dhe për fshatrat përreth.

“Ndërtimi i këtij objekti tregon edhe një herë përkushtimin e qeverisjes aktuale për të shtrirë investimet në të gjithë sektorët në komunën tonë. Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, po ashtu plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor”, ka thënë Gashi, duke shtuar se investimi në këtë objekt do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore.

Ndërkaq drejtori i Shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, ka thënë se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rris edhe efikasitetin në shërbime.

Ndërtimi i QMF-së në fshatin Milloshevë është donacion nga Kuvajti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë këtyre…