
Vinicius mohon transferimin në Arabinë Saudite: Dua rinovimin me Realin
04 mars 2025
| 13:07
Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli në konferencë për shtyp, në prag të derbit me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Braziliani tha se shpreson që ekipi i tij të luajë një ndeshje të shkëlqyer. I pyetur për të ardhmen, Vinicius deklaroi se është i lumtur te Reali dhe pret rinovimin duke mohuar zërat për një kalim në Arabinë Saudite.
“Zërat për transferim në Arabinë Saudite? Jam i qetë sepse kam kontratë deri në vitin 2027 dhe shpresoj të rinovoj sa më shpejt. Këtu jam i lumtur. Drejtohem nga trajneri më i mirë, kemi tifozët më të mirë dhe të gjithë më duan. Unë mendoj se gjyqtarët në Evropë i mbrojnë më shumë lojtarët. Nuk na pëlqen të flasim për gjyqtarët, por është e rëndësishme që ata të gjykojnë mirë”, ka thënë Vinicius.