
Vitia takon gra e vajza në sheshin e Prishtinës
Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, së bashku me deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, mbajtën takim me gra e vajza në sheshin e qytetit.
“Kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën tonë kemi një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitoj, ajo është Arlinda Morina me numrin 34”.
“Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbështetën fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit. Sigurisht Arlinda nesër do jetë zëri i atyre që ishin apo ende janë në këtë rrugëtim të vështirë por edhe jo të vetme!”, është bërë me dije në njoftimin e LV-së.