
“Vitin e kaluar mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës”
13 mars 2022
| 14:30
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, kanë thënë se më shumë se 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në vitin 2021, derisa nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar që paga minimale të jetë së paku 400 euro.
Kryetari i kësaj sindikate , Jusuf Azemi në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se të dhënat e ATK-së nuk janë të njëjta me të dhënat e tyre, sa i përket numrit të punëtorëve që kanë humbur punën gjatë vitit 2021.
“Të dhënat tona nuk përkojnë me të dhënat e ATK-së dhe të dhënat e tjera, pasi ne i konsiderojmë punëtorë edhe ata të cilët nuk kanë pasur kontrata pune. Në vitin 2021, kemi diku rreth, duke përfshirë edhe pandeminë, ka arrit shifrën mbi 50 mijë me kontrata pune dhe pakontrata” ka thënë ai.