Vitomericë, arrestohen pesë persona për posedim të narkotikëve

15 tetor 2018 | 12:13

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në fshatin Vitomericë të Komunës së Pejës, të cilëve u janë gjetur substanca narkotike të llojeve kokainë dhe marihuanë.

Gjatë kontrollit të pesë të dyshuarve u janë gjetur sasi të dyshuara narkotike të llojit kokainë me peshë 24.2 gramë dhe tri qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 16.6 gramë.

Pas intervistimit, dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…