
Vizita e kryetares së Speciales, Molliqaj: Ajo është ‘non grata’ për Kosovën dhe qytetarët e saj
13 maj 2025
| 14:30
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova është person “non grata” për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Molliqaj ka thënë se me veteranët e UÇK-së të cilët ishin mbledhur pranë hotelit ku pritej të mbante konferencë Trendafilova, ka shkuar për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin.
Më tutje, Molliqaj ka thënë se anulimi i konferencës së Trendafilovës është fitore në nivel fryme.
“Padrejtësia po ndodh, ne e dimë dhe e shohim. Por, nuk do të pranojmë kurrë ta përtypim si proces drejtësie. Për neve UÇK është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi. Prandaj: UÇK nuk mund të gjykohet”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.