Vizitorët për në ShBA tani duhet të paguajnë një tarifë prej 250 dollarësh më shumë

20 korrik 2025 | 10:29

Vizitorët që synojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen me një tarifë të re të detyrueshme, të quajtur “tarifa e integritetit të vizës”, sipas një dispozite të re në kuadër të Aktit One Big Beautiful Bill, të miratuar së fundmi nga administrata e presidentit Donald Trump.

Tarifa do të jetë të paktën 250 dollarë, duke nisur nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2025, që përkon me vitin fiskal 2025 në SHBA. Kjo tarifë zbatohet për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë turistët, udhëtarët e biznesit dhe studentët ndërkombëtarë.

Sipas dispozitës, tarifa do të paguhet vetëm nëse lëshohet viza – që do të thotë se aplikantët që refuzohen, nuk do të detyrohen të paguajnë. Po ashtu, ekziston edhe mundësia për rimbursim të tarifës, por detajet konkrete mbeten ende të paqarta.

“Ka sfida të rëndësishme dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me zbatimin”, ka thënë një zëdhënës i Shoqatës së Udhëtimit të SHBA-ve për CNBC Travel, duke vënë në pah konfuzionin që kjo masë ka shkaktuar.

Tarifa do të rishikohet sipas normave të inflacionit, ndërsa Sekretari i Sigurisë Kombëtare ka të drejtë ta rrisë më tej shumën, sipas ligjit të ri.

Pritet që në muajt në vijim të publikohen udhëzime më të qarta për mënyrën e aplikimit, përjashtimet dhe kriteret për rimbursim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe disa të…