
Vjehrra e Anës habit me fjalët për të
Ana Ejupi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, po feston sot ditëlindjen e saj në një udhëtim surprizë që partneri i saj, Kevin Edmond, i ka organizuar në Paris.
Çifti, i cili prej muajsh është në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre që vazhdon edhe pas mbylljes së spektaklit, po ndan momente romantike nga “qyteti i dashurisë”.
Por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e publikut është urimi i veçantë i nënës së Kevinit, Melita, i cili është cilësuar si një ndër dedikimet më të ndjera për një nuse të ardhshme.
“Shumë urime bukuroshes. Jam e lumtur që Kevini ka një femër si ti në krah. Unë do jem gjithmonë aty për ty, do të mbroj ashtu sikur të ishe çika jem. E din që ke vjehrrën e Trent,” ka shkruar Melita krahas një fotografie të Anës.
Ky urim vjen si një tjetër shenjë e marrëdhënieve të ngrohta mes Anës dhe familjes së Kevinit, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë për të.