
Vjen reagimi i LDK’së pasi Presidentja iu drejtua Kushtetueses, Lutfi Haziri: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes!
22 korrik 2025
| 23:21
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e konfliktit të mundshëm ndërmjet kompetencave kushtetuese, sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se me këtë veprim, Presidentja ka marrë në dorë përgjegjësinë kushtetuese për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.
Ai shton se ‘Osmani nuk i ka duart e lidhura më’.
“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetme për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjellë! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar ai.