Vjosa Osmani – ‘Burri’ i sigurisë së Grave!

03 qershor 2025 | 13:01

Shkruan: Kimete Berisha

  1. As mua s’më ka ftuar.

Po kush është më simpatike se unë, vet fytyra ime përçon butësi dhe ngrohtësi!

– Jam e para femër që si studente kam veshur fustan të zi – mini, me pika të bardha…e di që ka kanë qenë gjithsej 1001  pika e gjysmë në fustan.

– Jam e para femër që e kam thyer tabunë dhe kam guxuar edhe të duhem seksi, edhe të kërkoj respekt, që ma kanë dhënë ‘si popi’.

– Pra, e kam thyer tabunë se kush ‘i flokët e gjata, i ka e mendtë e shkurta’..

thënie kjo primitive shqiptare kundër vajzave me flokë të gjata, që meshkujt nuk janë qetësuar pa ua parë cub!

– Jam femra e parë që e kam refuzuar dashurinë e mijëra meshkujve për hir të lirisë individuale.

– Dhe, ta keni parasysh, nuk ka qenë, nuk është lehtë, sepse meshkujt janë insistues dhe shumë kureshtarë ta dinë se si është në dashuri një femër e ‘këtillë’!

– Nuk isha shkuar në atë Forum, se unë nuk shkoj askund, përveç nëse…kam motiv!

  1. Atifete Jahjagën nuk e ka ftuar, sepse për sherr Atifetja u dobësua e kjo pësoi shtim në peshë!

– Kaq i duhet një gruaje për të ta shkatërruar jetën.

– Po ndjehem si Shopenhauer, si Niçe e plot filozofë që kanë pasur mendim shumë të keq për femrat,

ama s’kam çare pa treguar se kur je femër, më shumë krijon armiq me pamje, se sa me fjalë,

se sa për fjalë, unë krejtve ua bëj rrafsh.

– Bisedë serioze nuk kam bërë që nga Dhjetori i vitit 2010.

– Se nëse bëhem serioze, dhe e dëgjoj logjikën, asgjë mua s’më pëlqen, dhe çdo gjë më duket prozaike, sidomos nëse mungon njëfarë intelektualizmi…

– Pra, më mjafton një fjalë pa takt, dhe më del nga zemra!

– Prandaj, mos u tut ti o bukurosh që të ‘fus’ në burgun tim emocional, se s’kam burg.

  1. Përveç lakmitare, Vjosa Osmani është xheloze.

Shumë.

Ajo më shumë ka qejf të duket ‘seksi’ se sa të jetë Presidente.

– Kështu janë femrat.

– Nëse më pyet dikush mua, se a më qejf ke të dukesh bukur a të shkruash bukur, unë zgjedh – të dukem bukur.

– E nëse më pyet dikush si Rilke – poetin e Ri, se a do të mund të mbijetoja pa shkruar – do t’i thoja: Jo.

  1. Rëndomë, kur afrohet fundi, për shembull në konvikt – nuk lan, nuk fshin, e lëshon krejt, sepse e di që ‘u kry’.

– Vjosa Osmani po vepron ndryshe:

– Paniku për ta ‘hëngër’ Presidencën dhe sidomos për t’u dukur ‘seksi’ e ka bërë të duket qesharake dhe pakëz e trentë.

– Pa qenë pakëz ‘e trentë’ nuk del për t’i pritur gratë e Forumit me atë fustan të kaltër të ndezur, me një bisht anash përtokë, që e bënte të dukej si ‘xherah’ që i zgjidh problemet me fshesë….!

me ato këpucë ku i kishin sharruar këmbët…si n’këpucë japoneze të mundimit!

– Nëse në këtë çast tingëlloj si ‘biç’, dhe ndjej që po, s’kam çka bëj, edhe unë jam vetëm njeri….ndodh, por shyqyr Zotit që në të shumtën e rasteve jam e mirë.

– Vjosa Osmani e ka një të mirë, është materialiste dhe është e pasur.

– I vetmi mësim që ajo do të mund të na jepte është:

– Si të bëhesh e pasur në vendin më të varfër në Evropë, pa qenë tregtare, dhe njëkohësisht duke mbetur ‘e ndershme’!

  1. Vjosa Osmani do ta bëj një parti, që do ta ‘rris’ duke ‘e ulur’ Albin Kurtin,

të cilin vazhdimisht e rizbulon, herë i del ‘bet’, herë i del ‘beter’.

– Ajo beson se ‘përkrahjen’ popullore që e ka si Presidente, do ta ketë edhe si politikane kundër Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

– Atmosfera do të bëhet interesante.

– Veç PDK do të shpëtoj nga gjuha e saj – gjarpër dhe PDK e ka shansin të rritet ‘tinëz’, pa u hetuar.

– Edhe më interesant do të bëhet nëse është e vërtetë ‘intriga’ se Vjosa Osmani po ‘koketon’ edhe me ‘Listën Familja’.

– Ajo mendon se Kosovës i mungon një parti konservatore, që

popullin e kthen në ‘din’.

– Ekipin e ka: Meliza, Eliza, Liza!

  1. Vjosa Osmani e ka privatizuar paqen dhe sigurinë e grave.

– Me gra sillet si burrë.

– E me burra sillet si ‘nuse e divanit’

– Nuk krijon ‘lidhje me njerëz’ por krijon ‘rituale’.

– Nuk bashkëpunon, por komandon.

  1. E tha edhe një ‘thënie’, më në fund.

Tha: ‘Paqja është më e rëndësishmja’.

– Allahille!

– Për neve që kemi lexuar shumë thënie latine, kjo thënia e saj tregon se sa e cekët është kjo….Presidentja që nuk e di se ekziston edhe ‘paqja negative’…!

– Lëre ti që ‘nuk ka paqe pa drejtësi’…!

P.S. Më fal o Zot (se këtyre ditëve) kam mëkatuar shumë,

Me mendime,

Me fjalë,

Me vepra, dhe

Me lëshime.

Për fajin tim,

Për fajin tim,

Për më të madhin fajin tim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton nuk i kurseu fjalët pas një fundjave zhgënjyese…