Vjosa Osmani: Ndaj deputetit që më kërcënoi fizikisht, kam hapur rast në polici

11 korrik 2020 | 00:12

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka hapur rast në polici ndaj deputetit Xhavit Ukaj.

Osmani beson se organet e rendit do të merren me këtë rast, derisa Kuvendi i kthehet punës të hënën nga ora 14:00.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Xhavit Ukaj ka thënë se në tensionin që pati…