
Vjosa Osmani: U jetësua vullneti i qytetarëve
02 shkurt 2020
| 13:08
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka folur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Ajo ka thënë se sot është jetësuar vullneti i qytetarëve të Kosovës, i cili është shprehur me votë më 6 tetor.
“Nuk ka pasur asgjë më të shenjtë se sa vullneti i qytetarëve”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se procesi i negociatave ka qenë i mundimshëm, por që sipas saj ia ka vlejtur pasi në fund dy partitë kanë arritur të pajtohen për bashkëqeverisje.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/2644930942227973/